Programe që i mbajnë
bizneset në punë.
PREMIERE LABS ndërton aplikacione, faqe interneti dhe sisteme për bizneset në Kosovë. Çdo produkt niset nga një problem konkret i një biznesi konkret.
Shërbimet
Çfarë ndërtojmë për bizneset në Kosovë.
Aplikacione
Aplikacione për Android dhe iPhone, për punën që bëhet jashtë zyrës: porosi, dërgesa, terren, arkëtim. Punojnë edhe kur interneti bie.
Faqe interneti
Faqe që hapen shpejt edhe me internet të dobët, që duken si duhet në telefon dhe që Google i gjen. Pa shabllone të rënda.
Sisteme të brendshme
Programet që e mbajnë biznesin në këmbë: menaxhim porosish, inventar, klientë, raporte. Të ndërtuara sipas mënyrës si punoni ju.
Si punojmë
Katër hapa, të njëjtët në çdo projekt.
Analizë
Vijmë te ju dhe e shohim punën nga afër. Çfarë mbahet në letër, ku pritet kot, çfarë ju kushton kohë.
Ofertë
Çmim dhe afat të fiksuar para se të fillojë puna. E dini saktë çfarë merrni dhe kur.
Zhvillim
Dorëzime të pjesshme gjatë rrugës, që ta shihni programin duke u ndërtuar dhe të thoni fjalën tuaj në kohë.
Mbështetje
Pas dorëzimit mbetemi. Biznesi ndryshon, programi ndryshon me të. Na gjeni në të njëjtin numër.
Kompania
PREMIERE LABS është krahu teknologjik i PREMIERË STUDIO SH.P.K., biznes i regjistruar në Republikën e Kosovës.
30000 Pejë, Kosovë
Kontakti
Për bashkëpunim, ofertë ose çdo pyetje.